OBRM-PDUKM: Kovaçevski të kërkojë garanci të shkruara ku garantohet se Maqedonia nuk do të ketë pengesa drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Dimitar Kovaçevski dështoi të ndërtojë unitet nacional në lidhje me figurën dhe veprën e Goce Dellçevit.

“Ai nuk tha se çka është në kundërshtim me Deklaratën për Goce Dellçevin dhe vetëm refuzoi, që flet se atij më shumë i konvenon të bëjë marrëveshje me BUllgarinë se sa të ndërtojë unitet në Maqedoni”, thonë nga kjo parti.

Ata kërkojnë nga Kovaçevski të ndërmerr qëndrime serioze dhe të kërkojë nga Bullgaria dhe Brukseli garanci të shkruara.

“Këto garanci do të vërtetojnë se nuk do të ketë pengesa iracionale dhe apsurde në rrugën evropiane të Maqedonisë që janë në kundërshtim me vlerat evropiane dhe në asnjë rast nuk do të preket identiteti, historia dhe gjuha maqedonase”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski të kërkojë garanci të shkruara ku garantohet se Maqedonia nuk do të ketë pengesa drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy