OBRM-PDUKM edhe sot është marrë me shkollimin e liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski duke thënë se certifikatën e kursit e ka prezantuar si diplomë të shkollës së kryer në Harvard, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kovaçevski duhet të kërkojë falje për gënjeshtrat për certifikatën e një kursi në Harvard, të cilën e prezantoi si diplomë fakulteti. Ai mendoi se kjo rrenë do t’i kalojë dhe kjo nuk kalon lehtë. Ai me njoftimin nga LSDM-ja tregoi se nuk ka qenë ndonjëherë student i Harvardit por ka kryer një kurs të thjeshtë” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.
OBRM-PDUKM dhe LSDM gjatë gjithë javës janë në konflikt nga distanca në lidhje me shkollimin e kryetarit të posazgjedhur, Dimitar Kovaçevski. /Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski të kërkojë falje pasi certifikatën për kurs në Harvard e reklamoi si diplomë appeared first on Telegrafi.