OBRM-PDUKM: Kovaçevski me apanazh 2500 euro nuk ndjen uri, por 600 mijë qytetarë mezi mbijetojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria në largim LSDM dhe BDI po godet sërish xhepin e qytetarëve, thuhet në njoftimin e sotëm të OBRM-PDUKM-së.

Shporta e konsumit të qytetarëve është rritur për 1500 denarë vetëm për muajin mars dhe arrin në 59.000 denarë. Për të ushqyer një familje prej katër anëtarësh, atyre u nevojiten të paktën tre paga minimale. Nuk kanë jetuar kurrë më keq se tani me qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, – thonë nga kjo parti.

“Dimitar Kovaçevski me një apanazh prej 2500 eurosh nuk ndjen uri, por 600 mijë bashkëqytetarët tanë jetojnë me 150 denarë në ditë. Përderisa SDS-ja dhe BDI-ja gëzojnë privilegjet dhe komoditetet e detyrës, ata e kanë shkatërruar standardin e jetesës së qytetarëve. Gjithnjë e më shumë qytetarë jetojnë në kufijtë e ekzistencës. LSDM dhe BDI sollën vetëm mjerim dhe varfëri për 7 vjet. Prandaj duhen ndryshime”, thonë nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski me apanazh 2500 euro nuk ndjen uri, por 600 mijë qytetarë mezi mbijetojnë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy