“Legjitimiteti i qeverisë së Kovaçevskit ka humbur që në fillim. Pengu i Kovaçevskit u instalua nga mentori i tij Zoran Zaev. Ai është emëruar edhe në parti si përkrahës i Zaevit, i rrethuar me staf të vjetër dhe të rraskapitur dhe po shohim se edhe ai është rrëzuar në qeveri”, auzojnë nga OBRM-PDUKM.
Zaev, thonë nga atje, ia ka negociuar, Zaev ia ka përpiluar, Zaev ka miratuar qeverinë e tij, pengu Kovaçevski është vetëm ekzekutor. Prandaj qeveria e pengut Kovaçevski është qeveri e zaevizmit me gjithë kontinuitetin e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë.
“Të njëjtët kuadro që e gjunjëzuan vendin, që shkatërruan ekonominë, që krijuan një krizë të paparë energjetike, që e bënë Maqedoninë vendin më të korruptuar në Evropë me njerëzit më të varfër dhe më të pakënaqur, të njëjtat kuadro nuk mund të jenë zgjidhje dhe e ardhmja. Nëse shohim se në qeveri mbeten Spasovski, Nikollovski, Mariçiq, Bytiqi, Boçvarski dhe të gjithë kuadrot e BDI-së, është e qartë se me këtë qeveri Maqedonia do të zhytet në agoni edhe për disa muaj. Këta njerëz janë sinonim i paaftësisë që kanë qenë pjesë e ekipit të krimit të qeverisë së mëparshme Zaeviste”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski ka një qeveri të nënshkruar nga Zaev appeared first on Telegrafi.