Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e partizanizon plotësisht gjyqësorin dhe përmes ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie të punës dëshiron t’ua zgjasë mandatin ekzekutorëve politikë, tha OBRM-PDUKM.

“Sjellja e dhunshme dhe e papërshtatshme e deputetëve të shumicës qeverisëse të Komisionit për Çështje Evropiane, vendosja e flamurit evropian në ligj, moslejimi i deputetëve të opozitës për të diskutuar, është vetëm një konfirmim se qeveria e LSDM-së dhe BDI-së e zgjat mandatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë që të mund ta vazhdojnë krimin pa probleme si më parë.

Kovaçevski dëshiron kontroll të plotë mbi gjyqësorin dhe zyrën e prokurorit publik”, thuhet në deklaratë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se LSDM dhe BDI janë në anën e krimit dhe korrupsionit dhe, siç shtojnë ata, për këtë arsye po ua zgjasin mandatin ushtarëve partiakë në gjyqësor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski është njësoj si Zaev, zgjat mandatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të vazhdojë me krimin pa probleme appeared first on Telegrafi.