Nga OBRM-PDUKM përmes një kumtese theksojnë se kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski e vërtetoi se nuk ka asnjë tregti për ndryshimet kushtetuese dhe në këtë mënyrë, indirekt e vërtetoi se ndryshimet në Kodin Penal janë për amnistimin e BDI-së dhe LSDM-së.
“Ndryshimet në Kodin Penal ku zvogëlohen dënimet janë për drejtorat dhe ministrat të cilët për 6 vite kanë vjedhur shtetin. Tenderë në 4 sy, furnizime të kurdisura, janë lëndë të aministimit të LSDM-së dhe BDI-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se kryeministri është në dijeni se pas rrëzimit nga Qeveria, nuk ka prokurori dhe gjyqësi nën kontroll dhe se do të duhet të ballafaqohen me përgjegjësi
“Kovaçevski e din se do të shkojë në opozitë në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski e konfirmoi se s’ka ka tregti për ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se ndryshimet në KP janë për amnistimin e BDI-së dhe LSDM-së appeared first on Telegrafi.