Partia opozitare maqedonase konsideron se mandatari i ri Dimitar Kovaçevski dhe i dërguari special Vllado Buçkovski nuk kanë besueshmëri që të vazhdojnë të zhvillojnë negociatat me Bullgarinë.
Sipas tyre, Buçkovski nuk meriton të jetë në krye të proceseve negociuese, ndërsa theksojnë se Rezoluta e miratuar në Kuvend për vijat e kuqe të RMV në negociata me Bullgarinë, nuk është e sigurt as me Kovaçevskin dhe Buçkovskin.
“Derisa Kovaçevski dhe Buçkovski duan të promovohen si shpresë e re në negociatat me Bullgarinë, Republika e Maqedonisë vazhdon të jetë në pozitën më të pafavorshme. Kovaçevski nuk ka legjitimitet për të negociuar dhe për të udhëhequr proceset në kontestin me Bullgarinë sepse nuk ia ka dhënë populli, por e ka të transferuar nga Zaevi i cili e solli Republikën e Maqedonisë në këtë pozitë katastrofike. Deklarata me optimizëm të rrejshëm nuk i duhen këtij populli”, tha zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva.
The post OBRM-PDUKM: Kovaçevski dhe Buçkovski nuk kanë besueshmëri për të negociuar me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.