![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
“Kocevski duhet t`i shërbejë popullit e jo LSDM-së dhe për këtë shkak duhet të shkarkohet”, thonë nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Kocevski ka qenë dorë e zgjatur e socialdemokratëve.
“Me muaj Ljupço Kocevski nuk punon asgjë. S`ka iniciativa, e as dëshirë që të përmirësohen gjërat në Prokurori. Populli me të drejtë është i zhgënjyer nga gjyqësori kur në krye të PTHP-së qëndronte Kocevski I cili me muaj s`ka hapur asnjë lëndë kurse në shkallët e matjes së korrupsionit po thyejmë rekorde”, tha Brane Petrushevski.
Nga Prokuroria kanë komentuar një status në Facebook të Antonio Miloshoskit të OBRM-PDUKM-së.
Në atë status, Milloshovski ka komentuar marrëveshjen me Ixhet Memetin dhe Naqe Georgievin dhe ka potencuar se kjo paraqet një argument plus për shkarkimin e Prokurorit Shtetëror Publik, Ljupço Kocevski.
The post OBRM-PDUKM: Kocevski duhet të shkarkohet, i shërben vetëm LSDM-së appeared first on Telegrafi.