Për OBRM-PDUKM-në qeverija LSDM-BDI, është qeveri e krimit dhe korrupsionit. Madje nga partia e Mickoskit vlerësojnë se ky koalicion është i përkohshëm dhe nuk vlen as 5 para.
“Koalicioni i ri Zaev-Ahmeti është për të vazhduar zakonet e vjetra të krimit dhe korrupsionit. Emëruesi i vetëm dhe më i madh i koalicionit është krimi dhe gënjeshtrat. Do të kujtojmë që Zaev para zgjedhjeve tha për BDI-në që 5 para nuk ia vlen, dhe BDI për LSDM-në tha që ata janë kriminelë.
Kështu që shteti do të marrë një qeveri që nuk vlen 5 para dhe kjo është kriminale. Sa i përket heqjes së qeverisë së Përzhinos dhe Kryeministrit shqiptar, vetë modeli Përzhino ishte marrëveshje midis opozitës dhe pushtetit, Zaev nuk ka të drejtë ta heqë atë në mënyrë të njëanshme e as ta bëjë çështje pazari për qeverinë e tij, pa u konsultuar me opozitën dhe faktorin ndërkombëtar që ishte garantuesi.
Kjo është një tjetër gënjeshtër e re spektakolare nga dy liderët që synojnë të largojnë vëmendjen nga koalicioni kriminal që do të formojë qeverinë. Ata që prej 4 muajsh në një reklamë zbulojnë se kush po ndërton ndërtimet pa leje në Mavrovë që po mbinë para syve të mbarë opinionit, tani do të menaxhojnë buxhetin e secilit, abuzojnë dhe vjedhin të ardhmen e gjithkujt. Një koalicion i tillë kriminal është cunami i ri në vend.
Ky koalicion krimi është i përkohshëm dhe i disponueshëm”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
The post OBRM-PDUKM: Koalicioni LSDM-BDI është vazhdim e krimit dhe korrupsionit appeared first on Telegrafi.