“Këshilli i Prokurorëve Publik, sikurse Këshilli Gjyqësor kanë bërë ndërhyrje klasike në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas tyre Këshilli për Prokuror Publik në vend që për anëtar të Këshillit Drejtues të Akademisë të emërojë Prokuror Publik, ka emëruar anëtar të saj duke shkelur ligjet për parandalimin e korrupsionit.
Nga OBRM-PDUKM gishtin e drejtojnë tek Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska.
“Dushica Dimitrieska, krahas që është Kryetare e Këshillit të Prokurorëve është në lidhje të ngushtë me LSDM-në. E bija e saj, Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit nga rradhët e LSDM-së, kurse ishte kandidate për deputete nga partia e njëjtë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këshilli i Prokurorëve Publik sikurse Këshilli Gjyqësor vazhdojnë të punojnë për rrënimin e gjyqësorit dhe imazhit tek qytetarët.
I bëjmë thirrje Këshillit të Prokurorëve Publik ta tërheq propozimin për KD-në e Akademisë. Në të kundërtën në mënyrë kolektive shkel ligjin, për të cilën duhet të ketë përgjegjësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.
The post OBRM-PDUKM: Këshilli i Prokurorëve me ndërhyrje klasike në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik appeared first on Telegrafi.