Partia opozitare OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese ka njoftuar se në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që nga 10 maji kjo parti të organizojë bllokadë aktive të Kuvendit.

Nga OBRM-PDUKM-ja për heqjen e këtij vendimi kërkojnë që të organizohet takim i liderëve të partive ku do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Komuniteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së ka marrë vendim për bllokadë aktive të Kuvendit nga 10 maji, pushteti ka edhe 5 ditë për të rishqyrtuar sjelljen. Kovaçevski ka kohë të mjaftueshme deri më 10 maj për të ndryshuar mendjen dhe për të filluar organizimin e një takimi të liderëve me qëllim që të caktohet data e zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme: Nga 10 maji bllokadë aktive në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";