OBRM-PDUKM kërkon të numërohen votat në mënyrë manuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “OSBE dhe ODIHR konstatuan parregullsi zgjedhore dhe KSHZ duhet në mënyrë manuale t’i numërojë fletëvotimet”.

Ai thotë se partia e tij janë fitues në 41 komuna, ndërsa LSDM në 20 duke akuzuar kështu LSDM-në se kanë bërë ryshfetin më të madh dhe më masiv si dhe falsifikim të zgjedhjeve.

“KSHZ e ka për detyrë që t’i sheh të gjitha dyshimet për parregullsi dhe falsifikime”, thotë Arsovski.

Sipas tij, duhet të bëhet numërimi manual i fletëvotimeve dhe se kjo duhet të jetë publike për opinionin, që edhe ata të mund të kenë qasje në proces.

Advertisement

Ai nuk dha përgjigje nëse OBRM-PDUKM se sa ankesa kanë parashtruar në KSHZ./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM kërkon të numërohen votat në mënyrë manuale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy