Nga OBRM-PDUKM kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti për arratisjen e Blerim Ramadanit.

Nga kjo parti thonë se ai është i afërt me BDI-në dhe LSD-në, dhe se ai i mundësoi arratisjen ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjyqtarit”, pohoi Bojan Stojanovski, OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM kërkon shkarkimin e gjykatësit Pajaziti për arratisjen e Blerim Ramadanit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";