OBRM-PDUKM opozitare kërkon që Kuvendi të mblidhet menjëherë dhe të diskutojë situatën e krizës me zjarret. Ata thonë se shteti nuk po merret me zjarret dhe akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev se është larguar nga vendi gjatë krizës.
“Dezertori Zoran Zaev la njerëzit e tij. Nuk ka asnjë rast tjetër në Evropë ku Kryeministri të braktisë vendin e tij gjatë një krize të madhe. Ai hyri dje në vend, bëri fotografi me këpucë të llakuara dhe një bluzë të markës prej 500 eurosh, dhe pastaj u largua përsëri nga vendi dhe i la njerëzit në baltë. Ndërsa largohej nga Berova me një Mercedes të shtrenjtë shtetëror, zjarri ende po digjej për tokë. Doli se nuk ka sistem mbrojtjeje. Ndërsa i gjithë rajoni dërgoi zjarrfikës dhe burime për t’u marrë me zjarret, vetëm Zaev u largua nga vendi,” thonë nga OBRM-PDUKM.
OBRM-PDUKM kërkon përfundimin e pushimeve të deputetëve në mënyrë që të mbajnë seancë urgjente të Kuvendit për të diskutuar krizën me zjarret.
The post OBRM-PDUKM kërkon që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar për situatën me zjarret appeared first on Telegrafi.