OBRM-PDUKM në një reagim mëngjesin e sotëm thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski duhet të japë dorëheqjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga kjo parti thonë se me zgjedhjet e djeshme në Tetovë, është delegjitimuar pushteti aktual.

“Fitore e dyfishtë në Tetovë, Kovaçevski të jep dorëheqje, zgjedhje të parakohshme menjëherë. OBRM-PDUKM e mposhti LSDM-në, ndërsa BESA e mposhti BDI-në në Tetovë. Koalicioni qeverisës nuk ka legjitimitet për të vazhduar drejtimin e vendit. Populli tha qartë se LSDM dhe BDI janë të kaluara. Presim që Kovaçevski ta pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen menjëherë. Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thonë nga OBRM-PDUKM.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit: Menjëherë zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.