Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një komunikate për media ka njoftuar se publikimi i propozimit francez garanton dështimin e Maqedonisë dhe kërkesave të vendit.

Sipas tyre, ashtu siç po shpërbëhet qeveria bullgare, duhet të rrëzohet edhe qeveria e Maqedonisë, e cila nuk ka qenë e aftë të menaxhoj negociatat në interes të vendit.

“Qeveria bullgare ka rënë, duhet të bjerë edhe qeveria e Kovaçevskit në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

“Propozimi francez nga ajo që u transmetua në media është një realizim i plotë i të gjitha kërkesave bullgare pa asnjë garanci për Maqedoninë. Kovaçevski, në vend që të heshtë, duhet të dalë menjëherë dhe ta refuzojë propozimin që është paraqitur nga mediat. Pse heshtje dhe a do të thotë heshtja pëlqim i LSDM-së dhe Kovaçevskit me kapitullimin që po i përgatitet Maqedonisë? A do ta pranojë LSDM bullgarizimin e heshtur apo refuzimin e plotë të Maqedonisë nga procesi i integrimeve evropiane? LSDM i bën goditje identitare ekzistencës së popullit, shtetit dhe identitetit. Propozimi francez është shantazh dhe një fiasko e plotë e Kovaçevskit, për të cilën ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se vetoja bullgare ndaj Maqedonisë ka shkaktuar trazira dhe lëvizje të shumta në qeverinë e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, teksa për shumë figura politike, çështja nuk shihet me optimizëm.

The post OBRM-PDUKM: Kërkesat bullgare janë goditje identitare për Maqedoninë, Kovaçevski le të jap dorëheqje appeared first on Telegrafi.