Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se Shilegov është në panik dhe frikë nga humbja që do t’i ndodhë dhe për këtë shkak lëshon njerëzit e tij si drejtori i Kopshtit Zoologjik ta ofendojë dhe me gjuha të urrejtjes ta sulmojnë Arsovskën.
Sipas tyre, Shilegov është në panik për shkak se ai e din se do të humb në zgjedhjet lokale.
“Shilegov nuk ka asnjë projekt. Ai premtoi dhe nuk bëri asgjë me vazhdimin e bulevardid Ilinden dhe tunelin ndër kala. Shilegov nuk ka realizuar as 20% të programit”, thonë nga kjo parti.
Ata shtojnë se shkupjanët kanë zgjidhje të qartë, ndërsa Arsovska është menaxhare e suksesshme, ndërsa Shilegov, sipas tyre, është e kaluar./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Kërcënime dhe gjuhë të urrejtjes është oferta e Shilegovit appeared first on Telegrafi.