OBRM-PDUKM: Kapacitetet spitalore janë të mbushura, pushteti s’ka asnjë plan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM sot përmes një deklarate akuzon se ka gjithnjë e më pak shtretër të lirë në spitale, ndërsa Ministri Filipçe “në vend që të rrisë kapacitetin spitalore, ndjek komisionet”.

“Maqedonia përsëri është duke thyer rekorde për raste të reja, vetëm dje u regjistruan mbi 1.000 raste të reja, objektet spitalore janë të mbipopulluara, ndërsa qeveria nuk ka plan se si të merret me valën e re. Ne kemi qenë në një gjendje pandemie për një vit, ndërsa Filipçe dhe Zaev nuk kanë asnjë investim të vetëm në kujdesin shëndetësor.

Vaksinimi është tashmë në një fazë të avancuar në të gjithë botën, Serbia fqinje vaksinoi 30 përqind të popullsisë dhe ne jo vetëm që nuk kemi vaksina, por gjithashtu nuk kemi shtretër spitalor dhe ambiente”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje ata shtojnë se Filipçe dhe Zaev kanë kapërcyer tërë pandeminë dhe sistemi është lënë të merret me vetveten, pa ndonjë ndihmë.

Advertisement

“Nuk ka asnjë menaxhim krize, asnjë plan për të dalë nga kriza. Pandemia nuk do të zbutet vetvetiu, ndërsa Zaev dhe Filipçe nuk mund të bëjnë diçka, duhet të kishin dhënë dorëheqjen dje. Është tepër vonë dhe nuk ka kohë për improvizim. Nevojitet një qasje e përgjegjshme dhe politika serioze.Jepni dorëheqjen menjëherë!”, shtojnë nga atje./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Kapacitetet spitalore janë të mbushura, pushteti s’ka asnjë plan appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy