Në një deklaratë të fundit, OBRM-PDUKM ka ngritur dyshime të rëndësishme lidhur me një veprim të dyshuar të qeverisë në pushtet. Sipas tyre, ministri teknik nga opozita, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë krijuar me vetëdije mungesë të formularëve për dokumente, duke e lënë nën mbyllje rreth 100 mijë qytetarë të cilët tashmë janë fotografuar, por nuk mund t’i marrin dokumentet e tyre.

“Tashmë që çdo gjë është e qartë për qytetarët dhe kur paaftësia dhe papërgjegjshmëria e LSDM-së, BDI-së, Kovaçevskit dhe Spasovskit është e dukshme dhe kur populli është çuar në qorrsokak, OBRM-PDUKM u ofron zgjidhje për këtë situatë. Përkatësisht, LSDMdhe BDI duhet të lejojnë deputetët e tyre në Kuvend të mbështesin propozimin e ligjit të OBRM-PDUKM-së dhe pasaportat të vazhdojnë të jenë të vlefshme. Sipas ekspertëve dhe opinionit, kjo zgjidhje është e zbatueshme dhe e pranueshme”, tha partia.

Në deklaratën e tyre, OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në për të futur qytetarët në një lloj “arresti shtetëror” për shkak të inatit, paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së tyre.

The post OBRM-PDUKM: Ka dyshime se mungesa e formularëve është bërë qëllimisht për të “penguar” ministrin teknik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";