Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “për një ditë kemi 127 raste të reja dhe tre persona të vdekur, kurse Maqedonia është vendi më i pasigurt në Evropë për sa i përket menaxhimit me epideminë”.
Nga partia maqedonase opozitare thonë se numri i të diagnostifikuarve tashmë tejkaloi 3.150 persona dhe se Maqedonia ka 156 viktima, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në një situatë të tillë, LSDM dhe Zaev flasin ende për zgjedhjet për 5 korrik. Është metë vërtetë e turpshme. Maqedonia është rekordere në rajon në një milion banorë edhe për nga numri i të infektuarve edhe për nga numri i të vdekurve”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Sipas tyre, kjo nuk është mjaftueshëm që LSDM të heq dorë nga ideja për të mbajtur zgjedhje me qëllim që të zbehet disfata zgjedhore dhe në këtë mënyrë, siç thonë nga kjo parti, të shpëtohet karriera politike e Zoran Zaevit.
“Në situatën kur edhe në LSDM po krijohet klaster i të infektuarve, kur merren masa për karantinë të qyteteve më të mëdha, ndërsa funksionarët e tyre shkojnë në hotele, Zaev dhe Filipçe mendojnë vetëm për interesat e tyre partiake”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Jemi vendi më i pasigurt në botë appeared first on Telegrafi.