OBRM-PDUKM-ja e cilëson si të turpshëm hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

OBRM-PDUKM-ja e cilëson si të turpshëm hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.

Pas deklaratave të Prokurorisë publike se, “nuk ka asgjë konkrete nga hetimi” edhe pas 2 muajsh nga ngjarje tragjike, opozita dyshon se po fshihet përgjegjësia penale e Zaevit dhe Filipçes.

Sipas OBRM-PDUKM-së është e papranueshme që pas dy muajsh nuk ka asgjë në lidhje me përgjegjësinë për përdorimin e materialeve për ndërtim, për protokollet për shuarjen e zjarrit, se nuk ka përgjegjësi për vizitat e familjarëve në objektin ku ka pasur pacientë me Covid19.

Advertisement

“Dy muaj asgjë konkrete nga hetimi i Prokurorisë publike, nga hetimi i pesë prokurorëve publik nga Shkupi dhe Tetova, nuk ka asgjë konkrete nga hetimi i MPB-së e cila kryen hetim paralel, as asgjë konkrete nga cili do qoftë institucion për tragjedinë më të tmerrshme në historinë e Maqedonisë bashkëkohore. 14 persona të cilëve as emrat nuk ua njoftuan, të gjallë u dogjën për tre minuta jo të plota. Asgjë konkrete pas dy muajsh hetime”.

The post OBRM-PDUKM-ja e cilëson si të turpshëm hetimin për zjarrin në spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy