OBRM-PDUKM-ja akuzon policinë se ndalon qëllimisht veturat zyrtare të saj për të ushtruar presion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita publikoi ​​mesazhe të reja duke pretenduar se policia i kishte dërguar në aplikacion “Viber”. Sipas OBRM-PDUKM, 40 policë kanë torturuar anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të partisë. Janë përpiluar lista për largimin e veturave nga trafiku, janë përgatitur listat e votuesve, kurse thuhet se policia ka pasur për detyrë që me çdo kusht të sajojë kundërvajtje në komunikacion, pohon OBRM-PDUKM.

“Se si duhet të veprohet me automjetet përgjegjës është Darko Cuculloski, epror në policinë e Prilepit i cili ka dhënë urdhër: nëse ka nevojë sajoni shkelje dhe largoni. Edhe pak ka mbetur deri në fund. Nuk e di ku jam, bëjnë zile nga të gjitha anët. Kolegë, të enjten dhe të premten është koha për dorëzimin e listave për atë që u morëm vesh. Evidentimi do të bëhet prej orës 16 deri në orën 19. Në një mesazh tjetër është e qartë se ata kanë pasur sistem apo listë ku i kanë evidentuar votuesit. Cuculloski sqaron: T’ju kujtoj për sonte, pas orës 18:00 për evidentimin e votës plus, vlen për të gjithë”, deklaroi Dragan Kovaçki-OBRM-PDUKM.

Pyetëm nëse prokuroria nëse pas informacionit të pranuar, dhe dy paraqitjeve publike të Dragan Kovaçkit nga OBRM-PDUKM, ka formuar lëndë dhe ka ndërmarrë veprime.

Prokuroria Themelore Publike

Advertisement

“Komisioni për Monitorimin e Parregullsive Zgjedhore vepron për të gjitha parashtresat e marra, denoncimet, si dhe informacionet për veprat e mundshme penale që lidhen me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve. Informatat lidhur me pretendimet e dhëna për të cilat po pyesni i janë dorëzuar Prokurorisë Publike Themelore kompetente, me udhëzime për t’i kontrolluar ato, dhe nëse konstatohen elemente të veprave penale të veprohet në përputhje me kompetencat ligjore”.

Policia ka mohuar një ditë më parë se ka pasur keqpërdorim të policisë për qëllime zgjedhore. Tashmë kishte një hetim të brendshëm për rastin dhe theksuan se Ministria e Punëve të Brendshme nuk komunikon përmes grupeve të Viberit. Sipas policisë më 17 tetor, në ditën e zgjedhjeve, asnjë automjet nuk është dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, dhe nuk është shkruar kundërvajtje në komunikacion në qytetin e Prilepit, ku OBRM-PDUKM akuzoi se kandidati i tyre për kryetar komune i cili fitoi në raundin e parë, është ndjekur fizikisht./Alsat/

The post OBRM-PDUKM-ja akuzon policinë se ndalon qëllimisht veturat zyrtare të saj për të ushtruar presion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy