OBRM-PDUKM: Iniciativa për largimin e Mickoskit, i shërbejnë interesave të Zaevit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM: Iniciativa për largimin e Mickoskit, i shërbejnë interesave të Zaevit

Nga partia e OBRM-PDUKM-së kanë reaguar ndaj deklaratës së bordit të nismës për ndryshime në parti, ku sot ata theksuan se duan kongres të jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetarin e ri, pasi më parë i kërkuan Hristijan Mickoski të jepte dorëheqjen.

“Një grup më i vogël i ish-zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët në vend që të përqendroheshin në luftën kundër Zoran Zaevit, zgjodhën t’i shërbejnë interesave të tij edhe sot, kur Qeveria e re e Zaevit nuk është zgjedhur akoma, me kuadrot e vjetër dhe të kompromentuar të tranzicionit kërkuan kongres të ri dhe ata dhanë një deklaratë para selisë së partisë,” thonë nga OBRM-PDUKM.

Më herët disa anëtarë të OBRM-PDUKM-së me anë të një iniciative kërkuan dorëheqjen e Hristijan Mickoskit nga posti i kryetarit të partisë dhe kërkuan mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Advertisement

Anëtarët e OBRM-PDUKM-së me iniciativë për kongres të jashtëzakonshëm

The post OBRM-PDUKM: Iniciativa për largimin e Mickoskit, i shërbejnë interesave të Zaevit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy