OBRM-PDUKM: Inflacioni është ulur në 2.5%, masat e qeverisë po japin rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shporta sindikale minimale është ulur për 1000 denarë, masat konkrete të Qeverisë japin rezultate thonë nga OBRM-PDUKM.

“Në shportën minimale sindikale, të cilën e llogarit Sindikata e Maqedonisë, është llogaritur se shpenzimet për ushqim dhe pije të një familjeje katër anëtarëshe janë ulur për 1000 denarë në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti.

Duke marrë masa realiste, qeveria ruan dhe rrit standardin e jetesës së qytetarëve.

Qytetarët marrin një partner në Qeveri. Pensionet dhe pagat po rriten, klima e biznesit po përmirësohet.

Advertisement

Inflacioni tani është nga 2 deri në 2.5%, gjatë qeverisjes së LSD-së ishte dyshifror.

Maqedonia po ecën përpara, kurse ekonomia po transformohet për mirë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Inflacioni është ulur në 2.5%, masat e qeverisë po japin rezultate appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy