“Qeveria nuk mund ta publikojë marrëveshjen për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike”, tha OBRM-PDUKM në reagimin ndaj opozitës, e cila kërkon që të publikohet marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike me kompaninë shqiptare “Gjoka”.

“LSD me vetëdije po manipulon publikun në lidhje me parkingun tek Klinika. Edhe pse e di që nuk ka marrëveshje, LSD vazhdon të manipulojë qytetarët. Ajo që LSD di dhe duhet të përgjigjet është:

Sa kushtoi marshi i 8 Marsit të LSDM-së?

Nga kanë ardhur paratë për rreth 60 autobusë që kanë udhëtuar bosh drejt Strumicës?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paratë që shpenzuan për marsh a janë paratë e vjedhura nga Zaev?

Paratë që shpenzuan për marsh a janë paratë e fotovoltaikëve të Kovaçevskit?

Apo janë paratë nga komisionet për vaksinat e Filipçes kundër Covid-19?

LSDM duhet të kërkojë falje publike për gënjeshtrat dhe manipulimet që po i bën dhe t’u përgjigjet pyetjeve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM i përgjigjet LSDM-së: Nuk ekziston asnjë marrëveshje me kompaninë private për menaxhimin e parkingut të Qendrës Klinike appeared first on Telegrafi.