OBRM-PDUKM i kërkon Qeverisë të publikojë propozimin që e kanë ofruar në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase opozitare i bëri thirrje qeverisë që publikisht ta publikojnë propozimin që e kanë ofruar në Bullgari.

“Duke marrë parasysh se ata propozimet nuk e publikojnë në opinion, edhe një herë vërtetojnë se shkohet me shkelje të interesave nacionale maqedonase”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski.

Sipas infromacioneve të tyre, ky propozim ka qenë 15 faqe, por Nikollovski thotë se asgjë nuk din nga Qeveria për mosinformimit të opozitës në bisedimet me Bullgarinë.

“Në Bullgari qeveria i njofton të gjitha partitë politike për bisedimet dhe të gjitha subjektet politike janë të informuara mirë, ndërsa në Maqedoni, Qeveria i fsheh çështjet më të rëndësishme që i interesojnë qytetarët”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Advertisement

 

The post OBRM-PDUKM i kërkon Qeverisë të publikojë propozimin që e kanë ofruar në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy