Goran Manojllovski nga OBRM-PDUKM në konferencë për shtyp tha se “përderisa në vendet e rajonit bisedohet për shërim nga kriza e coronës apo ekonomisë, hapjen e kufijve, në Maqedoni po ndodh katastrofë’.

“Me numrin e të infektuarve të rinj, Maqedonia shkon në pik të ri që flitej se do të ndodhë gjatë vjeshtës. Numri i madh i të infektuarve me coronavirus dhe numri i të vdekurve janë pasojë e veprimit të Qeverisë”, tha Goran Manojllovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, LSDM bëhet bartëse e virusit.

“Gjysma e kryesisë së LSDM-së është e infektuar me coronavirus, ndërsa kryetari partiak flet për zgjedhje dhe udhëheq me fushatë”, tha Manojllovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shton se në një situatë katastrofale, Zaev publikon fotografi të fushatës me njerëz të tij duke përfshirë këtu Lukarevskën, Zekrin dhe Mançevskin.

“Me idenë e Zaevit që të shkohet në zgjedhjet do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Organizimi i zgjedhjeve në një situatë të këtillë paraqet vetëvrasje masive”, tha mes tjerash ai./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Gjysma e kryesisë së LSDM-së është e infektuar me coronavirus, ndërsa Zaev flet për zgjedhje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";