Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në gjyqësor, i cili e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga partia thonë se gjyqtari Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar.

“Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje. Pajaziti e dinte se Ramadani sipas të kaluarës dhe përvojës së tij mund të arratisej, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit për t’u arratisur është i dukshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pajaziti duhet të përgjigjet dhe fillimisht të shkarkohet nga pozita e tij gjyqësore”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.

The post OBRM-PDUKM: Gjykatësi Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë appeared first on Telegrafi.