Venko Filipçe nuk ka kredibilitet, duhet të japë dorëheqje menjëherë, meqë deri sa ishte Ministër i Shëndetësisë e emëroi Irina Panovskën drejtoreshë të Hematologjisë për t’i dhënë tenderat babait të saj, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Venko Filipçe deri sa ishte Ministër i Shëndetësisë, ai emëroi Irina Panovskën drejtoreshë të Hematologjisë, dhe ajo nga ana e saj ndante miliona tenderë çdo vit për shitësin me shumicë të barnave Dr. Panovski, në pronësi të babait të saj. Venko Filipçe i ka dhënë miliona doktor Panovskit dhe përmes institucioneve të tjera shëndetësore. Sistemi i Venko Filipçes është të japë tenderë për kompanitë e afërta me të, dhe tenderë përmes nepotizmit. Venko Filipçe po lufton për pushtet, për tendera të rinj dhe për skema të reja tenderësh.” – tha Valentin Manasievski nga OBRM-PDUKM.

Kujtojmë se OBRM-PDUKM vazhdimisht e ka akuzuar ish-ministrin Filipçe për sistemin e shkatërruar shëndetësor dhe afera korruptive.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Filipçe nuk ka kredibilitet, duhet të japë dorëheqje appeared first on Telegrafi.