Për të ecur përpara duhet të kemi informacione për të kaluarën, ose më saktë se çfarë na ka lënë qeveria e LSDM-së, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Kryetari aktual i LSD-së, Venko Filipçe, në kohën e ministrisë së tij, përveç shqetësimit për ngritjen e tenderëve, nuk bëri asgjë për qytetarët, asnjë përmirësim në shëndetësi. Filipçe dhe shefi i kompanisë “Braco”, Koço Angjushev pak a shumë i injoruan akuzat dhe indikacionet se ata ishin fajtorë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën të gjallë 14 persona.

Filipçe nuk është përgjigjur se si është kryer tenderi i diskutueshëm apo pse është bërë për prokurimin e pjesëve dhe jo të gjithë objektit, i cili ka anashkaluar protokollet e sigurisë.

Ne do ta ndryshojmë këtë Maqedoni! Paaftësia mbaron me ta, ne punojmë 100 për qind me përgjegjësi për të ardhmen tuaj!”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Filipçe nuk është përgjigjur se si është kryer tenderi për spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.