Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish e ka akuzuar pushtetin për menaxhimin me pandeminë COVID-19.

Nga kjo parti thonë se rekordet e zeza vazhdojnë, ndërsa kërkojnë nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, që të mbajë përgjegjësi.

“Edhe pse numri i të infektuarve është 30 përqind nga numri i të testuarve, Filipçe në vend që të veprojë, shkon për PR – mbani maskë. Derisa Zaev dhe Filipçe thonë vetëm të mbajmë maska, shtetet evropiane veprojnë me masa konkrete. Por, tek ne Zaev dhe Filipçe presin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata akuzojnë edhe Komisionin për Sëmundje Infektive, se është në shërbim të pushtetit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Filipçe duhet të mbajë përgjegjësi, numri i të vdekurve ka kaluar mbi një mijë appeared first on Telegrafi.