Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një komunikate ka kërkuar që ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe dhe zëvendësin e tij Ilir Hasani të parashtrojnë dorëheqjet e tyre në Kuvend, e jo deri tek kryeministri.
Nga OBRM-PDUKM thonë se nëse kjo nuk ndodhë, do të dorëzojnë në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e ministrit Filipçe.
“Filipçe dhe Hasani kanë afat deri të martën për të paraqitur dorëheqjet e tyre në Kuvend. Nëse ata nuk i dorëzojnë, OBRM-PDUKM në koordinim me partitë e tjera parlamentare do të paraqesë një propozim-vendim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe zëvendësit të tij”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM.
Nga kjo parti bëjnë apel tek partitë në pushtet që të mbështesin propozim-vendimin në fjalë.
The post OBRM-PDUKM: Filipçe dhe Hasani të parashtrojnë dorëheqje në Kuvend appeared first on Telegrafi.