Sipas OBRM-PDUKM, Maqedonia nuk mund të ballafaqohet me epideminë e coronavirusit për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë së Zaevit.

“Përsëri, ekziston numër tre shifror i rasteve të reja brenda një dite, pra 118 dhe 3 të vdekur. Maqedonia tejkaloi numrin e 13 mijë pacientëve, që është 6 herë më shumë sesa parashikohej nga Venko Filipçe. Qeveria e Zaevit është e interesuar vetëm për tenderët kriminelë, pasurinë personale dhe paratë. Në kushtet kur një bankë dështon, ministrja Nina Angelovska ishte e interesuar se si të tërheqë depozitat e saj. Zaev e tradhtoi Angelovska duke thënë që qeveria e dinte për situatën shumë kohë para falimentimit të bankës “Eurostandard”, kështu që në vend që të interesohej për ndonjë gjë tjetër, ministrja e Financave u përfshi në tërheqjen e 200 mijë eurove ndërsa të gjithë të tjerët do të duhet të presin për procedurat e falimentimit për të marrë parat”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Për ta, pikërisht për shkak të kësaj sjelljeje të Angelovskas, bëhet e qartë për të gjithë publikun se si Maqedonia hyri në borxh një miliardë euro, ndërsa kujtojmë se nuk ka asnjë ndihmë ekonomike, nuk ka investime kapitale, as mbrojtje të standardit të qytetarëve./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: Është e qartë për opinionin se si Maqedonia ka hyrë në borxh të ri miliarda dollarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";