OBRM-PDUKM vlerëson se regjistrimi, rezultatet e të cilit janë prezantuar sot, është i paplotë për faktin se 7.2 përqind e qytetarëve nuk janë regjistruar, ndërsa të dhënat janë marrë nga bazat e të dhënave, pa e përcaktuar përkatësinë etnike. Regjistrimi, sipas tyre, është gjithashtu humbës, për shkak të shifrave alarmante të emigracionit nga vendi.

“OBRM-PDUKM, duke e konsideruar se ky regjistrim është i paplotë, merr përsipër që pas ndërrimit të qeverisë të bëjë një regjistrim tërësisht elektronik sipas të gjitha standardeve evropiane, i cili mund të jetë i plotë dhe i besueshëm dhe të mos ketë të metat dhe mangësitë që kanë këto shifra të regjistrimit. Regjistrimi siç është në Republikën e Maqedonisë tregon shifra alarmante që janë humbëse për të gjitha komunat përveç qytetit të Shkupit dhe për të gjithë vendin, aq më tepër që kemi shumë emigracion. Qeveria dëshiron ta tregojë regjistrimin si sukses, emigrimi tregon se është i dështuar, ndërsa shifra prej 7.2 për qind të padeklaruar tregon se ky regjistrim është i paplotë”, tha në konferencën e sotme për media, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

Sipas tij, shifrat e regjistrimit janë tregues i dështimit sepse, siç theksoi, ka një valë të fortë emigrimit, një operacion të kryer me një sërë vërejtjesh dhe shumë politikë.

Prandaj, theksoi Millosovski, besojmë se të gjithë kanë të drejtë të dyshojnë në shifra të tilla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Andaj, shtoi ai, partia mendon se Enti Shtetëror i Statistikës nuk ka tentuar të përdorë të dhënat që ky regjistrim të duket i plotë. Të dhëna të tilla, theksoi ai, e bëjnë regjistrimin jo të plotë./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM: ESHS është dashur ta përcaktojë përkatësinë etnike të atyre që bojkotuan regjistrimin appeared first on Telegrafi.