OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM ka akuzuar qeverisjen LSDM-BDI për sektorin energjetike dhe menaxhimit me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, që sipas tyre ka rezultuar që për 7 vite me radhë qytetarët të paguajnë rrymë më të shtrenjtë, kurse ndërmarrja të ketë probleme financiare.

Nga partia në pushtet zotohen se do të ulet çmimi prodhues i rrymës dhe se udhëheqësia aktuae e EMV-së është duke punuar në këtë drejtim.

“Nëse në 2017 kur me EMV-në udhëhiqte Kryeministri Mickoski, çmimi mesatar i prodhimit të 1 megavat rrymë në REK Manastir ishte 33 euro, tani e njëjta është 133 euro për megavat orë. Përse është kështu? Nëse shohim statistikën do të vërejmë se në kohën kur Mickoski menaxhonte me EMV-në çmimi prodhues i rrymës ishte më i ulët për mbi 25%. Çfarë ndodh më pas? Çmimi nga viti në vit rritet që në 2023 të mbërrijë 103 euro për megavat orë, kurse në 2024 për 133 euro megavat orë. Rritja e çmimit është shkaktuar nga mos gërmimi i thëngjillit tonë dhe thëngjilli i shtrenjtë që importohet”, deklaruan nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Energjia elektrike më shtrenjtë shkaku i biznes interesave të LSDM-së dhe BDI-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy