OBRM-PDUKM: “E Majta” vetëm deklarativisht kundër përmbaruesve, tani blejnë prona prej tyre me çmime më të lira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“E Majta” dhe Apasievi, të cilët, deklarativisht vetëm për të përfituar politikisht, ishin kundër përmbaruesve, tani janë kapur si bashkëpunëtorë të tyre dhe blejnë prona që janë konfiskuar nga qytetarë apo firma të vendit, thuhet në akuzat e OBRM-PDUKM-së ku shtojnë se një pronë e konfiskuar nga përmbaruesi në qendër të Shkupit, “E Majta” e ka blerë me çmim tri herë më të lirë se çmimi real i tregut.

“Luftën kundër përmbaruesve Apasievi e zbukuroi me një dyqan që sipas çmimeve të tregut mund të kushtojë deri në 1 milion euro në qendër të Shkupit. Ky veprim i Apasievit nuk do të ishte i mundshëm pa përmbaruesit dhe bankat, të cilët ai me dyfytyrësi i sulmonte, derisa vetëm ka pritur të hyjë në bashkëpunim me të njëjtit. Aspekti i rremë Apasievi u tregua me gjithë hipokrizinë e tij. Të gjithë e dijnë se Apasievi dhe “E Majta” janë të etshëm për dyqane në qendër të Shkupit, të blera me çmime shumë të lira, të etshëm për vetura të shtrenjta dhe banesa”, thonë nga partia në pushtet OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: “E Majta” vetëm deklarativisht kundër përmbaruesve, tani blejnë prona prej tyre me çmime më të lira appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy