OBRM-PDUKM e dorëzoi në Kuvend nismën për heqjen e Qeverisë teknike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ashtu siç paralajmëroi gjatë fundjavës, OBRM-PDUKM dorëzoi sot në Kuvend nismën për shfuqizimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, duke arsyetuar propozimin, tha se Maqedonisë së Veriut i duhen zgjedhje të parakohshme një orë e më parë dhe nuk e ka luksin që të humbasë 100 ditë me Qeveri teknike.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj nuk mund të jetojnë në frikë dhe paqartësi për të ardhmen. Vendit i duhen menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për këtë qëllim, grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi sot në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë. Me këtë propozim Ligj kërkojmë fshirjen e neneve që parashikojnë që 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet qeveri e re kalimtare. Në këtë moment kur kemi disa kriza dhe në shtet mbizotëron kaos i përgjithshëm, Maqedonia nuk guxon të humbë asnjë ditë”, tha Micevski.

Pushteti nga ana tjetër e sheh si pozitive nismën e OBRM-PDUKM-së. Sipas LSDM-së, kjo dëshmon se edhe opozita u beson institucioneve të vendit në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe kredibile.

Advertisement

Megjithatë LSDM kundërshton kushtëzimin e këtyre ndryshimeve me zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, këto ndryshime nuk janë prioritet për momentin, sepse zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

The post OBRM-PDUKM e dorëzoi në Kuvend nismën për heqjen e Qeverisë teknike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy