Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një kumtese deklaron se duhet të ketë përgjegjësi penale për jetët e humbura nga coronavirusi.
“Me paaftësinë dhe kriminalitetin e LSDM-së, qindra qytetarë humbën të dashurit e tyre. Numri i personave të infektuar me coronavirus ka tejkaluar kufirin psikologjik të 4.000 bashkëqytetarëve të infektuar.
Në periudhën e fundit, çdo ditë kemi nga 150 deri në 200 raste të reja me coronavirus, ndërsa LSDM ende mendon se si të organizojë zgjedhje të shpejta dhe të kontrabanduara. Dje ishte dita më e errët që nga fillimi i pandemisë me 9 pacientë të vdekur. Kujdesi shëndetësor i Maqedonisë po shkatërrohet dhe pacientët nuk mund të vijnë në radhë për mjekim”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM: Duhet të ketë përgjegjësi për jetët e humbura nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.