Kordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM sot njoftoi se zyrtarisht e kanë dorëzuar në Kuvend nismën për referendum për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

“Sot zyrtarisht po e dorëzojmë Iniciativën në Kuvend ashtu siç është procedura për fillimin e procedurës për përcaktimin e rregullsisë së Iniciativës për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve dhe për fillimin e referendumit të shpallur nga OBRM-PDUKM. Ju njoftoj se në jo më shumë se gjysmë ore janë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime dhe siç e kemi paralajmëruar sot do ta dorëzojmë Iniciativën në Kuvend. Shpresoj që Kryetari i Kuvendit të mos përdorë disa nga metodat e njohura të tij dhe të vendoset rregullsia e Nismës dhe të fillojë me një procedurë në Kuvend ashtu siç e kërkon Rregullorja e Punës dhe siç e kërkon ligji për Referendumi dhe llojet e tjera të deklaratave civile”, deklaroi kordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Miceski.

Kujtojmë që lideri i OBRM-PDUKM-sw të mërkurën edhe zyrtarisht i dorëzoi Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve iniciativën qytetare për referendum, me pyetjen “A jeni për shfuqizimin e ligjit të ratifikimit të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”.

Në deklaratën e dhënë për media para KSHZ-së, Mickoski u bëri thirrje qytetarëve për dalje masive në referendum, për të shfuqizuar Marrëveshjen me Bullgarinë, për të cilën ai vlerëson se bllokon procesin eurointegrues të shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që të shpallet referendum obligues, nevojiten të mblidhen 150 mijë nënshkrime, ndërsa që të jetë i suksesshëm duhet të votojnë mbi 900 mijë qytetarë. /KlanM

The post OBRM-PDUKM dorëzoi në Kuvend nismën për referendum appeared first on Telegrafi.