OBRM-PDUKM do ta mbështesë kryetarin aktual dhe kandidatin e pavarur për Komunën e Kumanovës, Maksim Dimitrievskin në rreth të dytë në garën kundër LSDM-së.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv të partisë në Ohër ku është vendosur që partia në rreth të dytë në zgjedhjet lokale, aty ku nuk kandidat të tyrin, t’i mbështesin ata kandidatë të cilët luftojnë pushtetin.
“OBRM-PDUKM riafirmon mbështetjen për kandidatë nga ASH-AA. Nëe dnet ku nuk kemi kandidatë në rreth të dytë, natyrisht se do t’i mbështesim kandidatë që janë opozitë e qeverisë dhe luftojnë kundër këtij pushteti që është i kriminalizuar. Nuk do të themi se në ato vende, votat i kemi në xhep ose janë pronë e jona dhe nuk do t’i trajtojmë qytetarët sikur i posedojmë dhe ashtu siç e bën LSDM, bëjmë thirrje që të dalin dhe t’i mbështesin kandidatët që luftojnë qeverinë”, tha nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski.
Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo do të thotë edhe mbështetje për Maksim Dimitrievskin në Kumanovë, ai tha se këtu përfshihet edhe kjo komunë.
“Isha i qartë. Gjithkund ku ka kandidatë të cilët luftojnë kundër pushtetit, siç është rasti në Kumanovë, mbështetja e OBRM-PDUKM-së shkon për ata kandidatë”, tha Nikollovski./Telegrafi/
The post OBRM-PDUKM do ta mbështesë Dimitrievskin në Kumanovë appeared first on Telegrafi.