OBRM-PDUKM: Dje u arrestua ish anëtari i KQ të LSDM-së, nuk ka më funksionarë të paprekshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krimi i kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së ka metastazuar në të gjitha degët e veprimtarisë shoqërore. Krimi i LSDM-së është sinonim i qeverisjes së tyre si dhe arsye e besimit prej 2 për qind në gjyqësor dhe mosbesimit në institucionet e sistemit, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“Krimet gjatë qeverisjes së zyrtarëve të LSD-së po dalin çdo ditë në dritë. Të dhënat dhe dëshmitë e krimeve dhe keqpërdorimeve të zyrtarëve gjatë qeverisjes 7-vjeçare të LSD-së dhe BDI-së janë në sy të publikut. Dje është arrestuar anëtari i KQ të LSDM-së dhe ish-drejtor i Burgut NË Shkup, Filip Andov – Sokol dhe krahu i djathtë i tij, komandanti i burgut Sasho Krstevski – Zverot, të cilët janë të dyshuarit kryesorë.

Ish-drejtori Filip Andov-Sokol më parë ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Zoran Zaev për krijimin e politikave për qytetarët e qytetit të Shkupit.

Populli e sheh se çfarë kriminelë të LSD-së e udhëhoqën shtetin, ata vetë për arsye fitimprurëse e varfëruan popullin dhe shkatërruan thesarin e shtetit. Nuk ka më “sikur tani”, më zyrtarë të paprekshëm pranë strukturave të LSD-së dhe BDI-së. Duhet të ketë drejtësi dhe llogaridhënie, lufta kundër krimit dhe korrupsionit vazhdon”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Dje u arrestua ish anëtari i KQ të LSDM-së, nuk ka më funksionarë të paprekshëm appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy