Në një takim të mbajtur sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, u diskutuan marrëveshjet për qeverinë e ardhshme mes liderëve të VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim morën pjesë Hristijan Mickoski, kryetari i OBRM-PDUKM-së, së bashku me nënkryetarët dhe anëtarë të tjerë të partisë, si dhe liderët e partive që përbëjnë koalicionin VLEN, si Arben Taravari dhe Izet Mexhiti.

U dakordua që bisedimet të vazhdojnë përmes formimit të grupeve punuese nga e hëna, bazuar në tre parime kryesore: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, dhe lufta e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe sundimi i ligjit. /Telegrafi/

The post OBRM- PDUKM dhe VLEN vendosin për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";