Partitë politike mbeten në pozitat e mëparshme sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor, pasi partitë më të vogla që janë partnere të LSDM-së në Pushtet, kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev të diskutohet për modelin me një njësi zgjedhore.
Nga BDI nuk japin përgjigje konkrete nëse janë pro ose kundër modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore, por thonë se Kodi zgjedhor duhet të jetë konsensual.
“Do të zhvillojmë dialog konstruktiv për këtë çështje, me rëndësi është që Kodi zgjedhor të jetë konsensual për arsye se përcakton rregullat e garës zgjedhore për të gjithë”, thonë nga BDI.
Ndërsa nga opozita shqiptare, janë kundër modelin me një njësi zgjedhore ndërsa mbeten të hapur për variante tjerë, përfshirë edhe propozimin e saj për që vendi të ketë tetë njësi zgjedhore.
“Një njësi zgjedhore deri më 15 janar. Jo nuk e besoj. Që të ndryshohet kodi zgjedhor duhet konsensus nga të gjitha partitë politike në shtet. Dihet qëndrimi i ASH-së, ne jemi kategorikisht kundër një njësie zgjedhore, i kemi thënë argumentet tona gjithmonë… Ne propozuam që të ketë edhe tetë njësi zgjedhore, ku numri i deputetëve nuk do të zgjidhet në mënyrë, por kjo do të varet nga numri i popullsisë i cili ndryshohet”, pohoi Halil Snopçe, ASH.
OBRM-PDUKM përgjigjet shkurtë se fillimisht duhet ta shikojnë propozimin e partive partnere të LSDM-së.
“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo temë e cila është në të mirë të qytetarëve dhe përmirësimin dhe avancimin e vlerave demokratike, por fillimisht duhet ta shohim propozimin për të cilin duhet të debatohet”- thonë nga OBRM-PDUKM.
Partitë më të vogla të cilët janë pjesë e koalicionit me LSDM-në, në takimin e liderëve të partive të koalicionit qeveritar, kanë kërkuar që të hapet tema për një njësi zgjedhore. Madje kreu i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov ka thënë në një emision debativ se dy partitë më të mëdha po i mashtrojnë me një “bonbone”. Përpjekje për ndryshimin e modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore kishte edhe para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, por ato përveç nga LSDM-ja nuk u pranuan nga partitë tjera politike./Alsat/
The post OBRM-PDUKM dhe BDI, të gatshme për ndryshimet në Kodin Zgjedhor appeared first on Telegrafi.