Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook, 280 mijë euro përfunduan me promovimin e politikave të dështuara të LSDM-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM.

“LSD, Zaev dhe Kovaçevski dhanë 280 mijë euro për të mbuluar përgjegjësinë për spitalin modular në Tetovë, për Durmo Tours, për tenderët e Vasko Kovaçevskit dhe për të gjitha krimet dhe dallaveret që kanë bërë.

LSD, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për të shpërqendruar njerëzit derisa vëllezërit e Zaev dhe Filipçe po ndërtonin bashkë termocentrale fotovoltaike, ndërsa qeveria e Kovaçevskit ia jepte gruas tokë për një termocentral diellor.

LSD, Zaev dhe Kovaçevski, në vend që t’i shërbejnë popullit, shpenzuan 280 mijë euro për gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre”, shtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për reklama në Facebook appeared first on Telegrafi.