OBRM-PDUKM nëpërmjet një komunikate me shkrim ka reaguar lidhur me deklaratën e zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

Nga atje thonë se Qeveria e OBRM-PDUKM-së po punon për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet.

Siç thonë ata për këtë qëllim, buxheti për vitin e ardhshëm parasheh rritje të mjeteve për blerjen e pajisjeve në të gjitha institucionet.

Me qëllim të rritjes së sigurisë publike, janë planifikuar rreth një miliard denarë investim në pajisje dhe makina, me qëllim të modernizimit e kapaciteteve të MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Investime të konsiderueshme do të ketë edhe për modernizimin e ushtrisë, në mënyrë që buxheti për vitin e ardhshëm për mbrojtje të parashikojë deri në 4,5 miliardë denarë. Për modernizimin, blerjen e pajisjeve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, si dhe për kushtet e punës së stafit mjekësor, në buxhetin e vitit 2024 janë paraparë 7,5 miliardë denarë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet appeared first on Telegrafi.