Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka reaguar veprimit të fundit të partisë në opozitë, BDI e cila ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë dhe autorë të Marrëveshjes së Ohrit për të shqyrtuar forma të shprehjes së pakënaqësisë për siç thonë ata “cënimin e legjitimitetit”.
Në lidhje me informacionin e publikuar dje në TV21, se këta ekspertë shqyrtojnë dy modele – atë të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut, që parasheh ndarje territoriale në bazë të rajoneve, zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva sot tha:
“Maqedonia është vend anëtar i NATO-s dhe anëtarësimi aty do të thotë përmbushje të kritereve për të cilat kanë punuar disa qeveri. Për OBRM-PDUKM-në nuk i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI e kjo është “nëse nuk jemi në Qeveri që të vjedhim, atëherë do të krijojmë çështje etnike dhe ndarje. Rikujtojmë se deri para një muaji i gjysmë BDI ishte në pushtet bashkë me LSDM-në dhe atëkohë për Ali Ahmetin nuk ishte e rëndësishme ndarja rajonale e Maqedonisë, sa ç’ishte rëndësishme që “Arbëria” të merrte tenderët e Artanit, nipi i Alisë ta blinte “Soravian”, ose kompanitë nënkontraktuese të “Behtel dhe Enka” të jenë të njëjtat nga Zajazi ose të afërta me BDI-në. Në atë kohë për Ahmetin nuk ishte asgjë më me rëndësi se këto. OBRM-PDUKM me përkushtim punon për zgjidhje për jetë më të mirë për njerëzit dhe për mbajtjen e harmonisë dhe marrëdhënieve cilësore në bazë të probleme të zgjidhura, pa ndarje dhe konflikte”, thanë nga OBRM-PDUKM.
The post OBRM-PDUKM: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje appeared first on Telegrafi.
Advertisement