OBRM-PDUKM: Arsovska po zbaton planin e BDI dhe LSDM në Qytetin e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Emërimi i Jeton Buçit si drejtor në N.P. “Parqet dhe Gjelbërimet” nga ana e Qytetit të Shkupit ka shkaktuar reagime në OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti thonë se Buçi është kuadër i BDI-së dhe se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po zbaton planin e BDI-së dhe LSD-së për ta ngulfatur qytetin në mbeturina, që më pas të akuzohet qeveria.

“Emërimi i Jeton Buçit nga BDI, si dhe drejtorët në NQP, janë dëshmi se nga kush vuan Shkupi. BDI dhe LSD qi qeveri e kapën Arsovskën, e korruptuan dhe shantazhuan dhe tani ajo është zbatuesja e padiskutueshme e të gjitha ideve të çmendura të BDI-së dhe LSD-së, ndër të cilat është plani i tyre i cekët për ta lënë Shkupin të zhytet në mbeturina dhe në institucionet joefikase lokale të qytetit, ndërsa në të njëjtën kohë të akuzohet VMRO-DPMNE”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

 

The post OBRM-PDUKM: Arsovska po zbaton planin e BDI dhe LSDM në Qytetin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy