Nga OBRM-PDUKM thonë se kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska “e cila njihet se nuk kujdeset për qytetarët, nuk kujdeset për paratë e popullit, tani ishte në prag të shkaktimit të epidemisë me gripin e shpendëve”.

Thonë se Danela Arsovska së bashku me koalicionin LSDM, BDI dhe “Levica”, me të cilët bën të gjitha marrëveshjet e dyshimta, janë të interesuar vetëm për intriga dhe për pak ka shpëtuar të jenë shkaktare e gripit të shpendëve dhe epidemisë në të gjithë qytetin.

“Arsovska, i mbështetur nga LSDM, BDI dhe “Levica”, ka ndërruar vetëm drejtorët e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, i cili është pikë referimi i Shkupit dhe i gjithë Maqedonisë, dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është të emërojë një profesionist.

Por çfarë bëri ajo? Kopshti zoologjik i Shkupit u shndërrua në një film horror, ku në më pak se tre vjet pati epidemi dhe aty ngordhën mbi 40 kafshë ekzotike, institucion që ndiqet vetëm me incidente.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, nëse institucionet në Kopshtin Zoologjik nuk do të ishin përfshirë, do të kishte ndodhur një fatkeqësi e përmasave të paprecedentë.

Shëndeti i qytetarëve dhe shëndeti i punonjësve në këtë institucion është mbi të gjitha, besojmë se institucionet reaguan me shpejtësi dhe me profesionalizëm.

I bëjmë thirrje Arsovskës që të ndalojë së prodhuari gënjeshtra dhe filma horror, sepse qëllimet e tua janë të qarta nga të gjithë.

Arsovska e paaftë e sheh fundin e qeverisjes së saj në Shkup, pastaj vjen përgjegjësia!”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Arsovska nga paaftësia e saj do të shkaktonte epidemi me “gripin e shpezëve” appeared first on Telegrafi.