Ne do të vazhdojmë të luftojmë, thonë nga OBRM-PDUKM pas deklaratës së ambasadores amerikane Angela Aggeler-it se mundësia e marrëveshjes së re me BE-në është lajm i rremë.

“OBRM-PDUKM lufton dhe avokon për një shans të drejtë dhe për mbrojtjen e identitetit dhe veçantisë maqedonase dhe këto janë kërkesa legjitime, luftë legjitime dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë”.

Ky është komenti i zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, i pyetur për deklaratën e ambasadores amerikane Angela Aggeler se rinegocimi i kornizës së negociatave është lajm i rremë.

Aggeler tha dje se nuk do të ketë bisedime të reja për Kornizën Negociatore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Lajmet e rreme janë se dikush mund të rinegociojë marrëveshjen e arritur verën e kaluar. Është lajm i rremë. Është gjithashtu një lajm i rremë se është e mundur një marrëveshje më e mirë që ende nuk e kemi zbuluar”, tha ambasadorja.

LSDM ritheksoi se në Kuvend është koha për të votuar për Evropën dhe për t’u bashkuar rreth qëllimit strategjik, anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe i bëri thirrje opozitës që të riorganizohet në anën e interesave shtetërore dhe kombëtare./Telegrafi/

The post OBRM-PDUKM, ambasadore amerikane Aggeler: Do të vazhdojmë të luftojmë për identitetin tonë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";