Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshovski akuzon kryeministrin Zoran Zaev se e ka keqpërdorur rastin “Monstra”. Sipas Milloshovskit, Zaevi ka pasur për qëllim që të përhap urrejtje ndërfetare.

“Me vetëdije e ka keqpërorur ‘Monstrën’, e ka keqpërdorur dhimbjen e prindërve të djemve të vrarë në Smillkovë, me qëllim e ka manipuluar opinionin që të shpërndahet urrejtje ndërfetare dhe zemërim, qëllimisht ka plasuar lajme të rreme për porositësit politik të ekzekutimit. Shkurt, Zoran Zaev është monstër”, tha Milloshoski.

Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev është pyetur nga gazetarët nëse ende mban qëndrimin e njejtë, ku kishte deklaruar se dikush tjetër është fajtor për rastin e jo personat që akuzohen.

Kreu aktual i Qverisë tha se çdo herë kur është përgjigjur për këtë rast, edhe pse kanë kaluar shumë vite, ka lënë rezerva duke thënë se bëhet fjalë për përshtypje të tij, ndërsa çdo herë ka deklaruar se fjalën e fundit e kanë organet gjyqësore të cilët duhet të sjellin vendim. Në fund, sipas tij, gjykata është ajo që jep vendimin në bazë të argumenteve dhe provave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post OBRM-PDUKM akuzon Zaevin se me vetëdije e ka keqpërdorur rastin “Monstra” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";